Lajme
Franca rekomandon dozën përforcuese të vaksinës për personat mbi 40 vjeç
Autoriteti më i lartë shëndetësor i Francës rekomandon një vaksinim përforcues të koronavirusit për njerëzit e moshës mbi 40 vjeç.
”Një vlerësim i studimeve ndërkombëtare ka treguar se një vaksinim përforcues gjashtë muaj pas imunizimit të plotë është tashmë i dobishëm për njerëzit mbi 40 vjeç”, njoftoi autoriteti shëndetësor në Paris, raportojnē mediat.
Autoriteti iu referua veçanërisht të dhënave empirike nga Izraeli dhe SHBA-ja, duke shpjeguar se nuk kishte ende të dhëna të mjaftueshme për të bërë një rekomandim edhe për të rinjtë.
Në Francë, prej disa kohësh, njerëzit mbi 65 vjeç kanë mundur të përfitojnë nga një vaksinim përforcues dhe rreth 30% e kanë marrë tashmë një të tillë.
Që nga 15 dhjetori, ky vaksinim është një parakusht për moshat mbi 65 vjeç, vaksinimi i dytë i të cilëve është bërë gjashtë muaj ose më shumë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini? 2025 do të sjellë më shumë sesa pensione të rregulluara dhe kufij të sigurimeve shoqërore. Disa...
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih