Lajme

Franca regjistroi rekord, mbi 60 mijë të prekur për 24 orë

Sipas statistikave të fundit, Franca ka regjistruar 60,486 raste me koronavirus në 24 orët e fundit, duke thyer sërish rekord për sa u përket rasteve ditore, transmeton albinfo.ch.

Sipas të dhënave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins, rastet e konfirmuara në vend kanë shkuar në 1.7 milion.

Ndërkohë dhe shifrat e viktimave janë shtuar sërish, pasi brenda një dite humbën jetën 828 qytetarë, duke e çuar numrin e viktimave në 40 mijë që nga fillimi i pandemisë.