Lajme
Franca zgjat afatin e përdorimit të certifikatave anti-Covid
Qeveria franceze planifikon të zgjasë deri më 31 korrik 2022 periudhën e përdorimit të certifikatës së saj shëndetësore kundër COVID-19, që ka kufizuar qasjen në shumë vende publike, të tilla si bare, kafene, kinema ose transport në distanca të gjata, që nga vera.
Zgjatja e ligjit special, i njohur si “menaxhimi i epidemisë” dhe që autorizon përdorimin e certifikatës shëndetësore, si edhe kufizimet e udhëtimit lokal, iu paraqit sot Këshillit të Ministrave.
Me këtë masë, objektivi i qeverisë është të inkurajojë 26,5 për qind të francezëve, të cilët nuk i kanë marrë ende dy dozat e vaksinës antiCOVID-19, për t’u vaksinuar, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Sepse, edhe pse ekzekutivi ka hequr dorë nga vaksinimi i detyrueshëm, pasaporta shëndetësore kushtëzon që nga 9 gushti qasjen në shumë hapësira shoqërore, të tilla si bare dhe restorante.
Që nga 30 gushti ajo do të detyrohet edhe për 1,8 milionë punonjës në kontakt me publikun.
Për më tepër, për të marrë certifikatën shëndetësore duhet të jesh i vaksinuar me të dyja dozat ose të paraqesësh një test negativ.
Megjtihatë, nga e premtja, testet e kryera për të marrë këtë certifikatë nuk do të rimbursohen më dhe do të kushtojnë disa dhjetëra euro.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim