Koronavirusi: çast pas çasti
Franca nuk do t’i dërgojë në karantinë udhëtarët nga zona Shengen
Udhëtarët nga zona Shengen dhe nga Britania e Madhe nuk janë të obliguar të vendosen në karantinë 2-javore
Franca nuk do të imponojë një karantinë 14-ditore për udhëtarët nga zona Shengen e Bashkimit Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar, konfirmoi Pallati Elise (Elysée Palace).
Kjo është për të gjithë, pavarësisht nga kombësia e atyre që udhëtojnë në Francë.
Deklarata duket se është një kontradiktë e drejtpërdrejtë e deklaratës së Ministrit të Shëndetësisë, Olivier Véran të shtunën për një masë të propozuar për të karantinuar të gjithë njerëzit që hyjnë në Francë nga “jashtë vendit, Korsikës dhe territoreve të tjerë jashtë shtetit”, transmeton Monitor.
Qeveria franceze do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme mbi koronavirusin me rreth dy muaj në një sërë masash që do t’i propozohen Parlamentit të martën, përcjell albinfo.ch.
Zona e Shengenit është një zonë e përbërë nga 26 vende evropiane që nuk kanë kufij të brendshëm dhe lejojnë që njerëzit të lëvizin lirisht ndërmjet tyre, përfshirë vendet si Spanja, Franca, Greqia, Gjermania, Italia dhe Polonia.
Pallati Elise nuk komentoi nëse udhëtarët nga Shtetet e Bashkuara do të t’i nënshtrohen karantinës 14 ditore apo jo nëse hyjnë në Francë, shkruan CNN.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë SBB planifikon të përdorë 1600 trena specialë për ngjarje të mëdha në vitin 2025. Vitin e...
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind
-
A po ofron një fshat zviceran të paguajë mijëra franga për t’u shpërngulur atje?