Lajme

Franca nis vitin e ri shkollor me ndalimin e veshjes islame

Të hënën, viti i ri shkollor në Francë do të fillojë me ndalimin e veshjes islame si për vajzat, ashtu edhe për djemtë, ka njoftuar sot ministri i Arsimit, Gabriel Attal, shkruan France, përcjell albinfo.ch.

“Ata (nxënësit) do të mirëpriten në shkollë dhe do të ketë diskutim për t’u shpjeguar atyre rregullin, pse u mor ky vendim dhe pse ata nuk mund të veshin abaya [veshje islame vajza] ose qamis [veshje islame meshkuj] në shkollë”, ka thënë ai.

Sipas tij, nxënësit që veshin veshje të tilla do të lejohen brenda ndërtesës së shkollës, por jo në mësime. Në vend të kësaj, ata do të dërgohen për diskutim mbi zgjedhjen e veshjeve të tyre.

Ndryshe, për ngjarje të ndryshme, Qeveria franceze është kritikuar herë pas here se vepron kundër komunitetit mysliman.