Lajme

Franca përgatitet për vaksinimin e fëmijëve nga 12 deri në 15 vjeç

Nga data 15 qershori nis vaksinimi i të rinjve

Është bërë e ditur nga Zyra e shëndetësisë franceze se do të fillojë vaksinimin e fëmijëve nga mosha 12 deri 15 vjeç duke filluar nga 15 qershori, sipas një deklaratë të qeverisë. Franca ka shënuar nën 10,000 raste për të dytën ditën radhazi dhe numri i viktimave pësoi rënie javën e kaluar, përcjell albinfo.ch.

Franca, e cila nisi fushatën e vaksinimit në fund të vitit të kaluar, tani do të lejojë vaksinimin edhe të personave mbi 18 vjeç.

Presidenti Emmanuel Macron u tha gazetarëve se nga 15 qershori adoleshentët nga mosha 12 deri në 18 vjeç do të marrin një vaksinë anti-COVID-19.