Lajme

Franca, në alarm për variantin e ri Covid

Marsi do të jetë muaji më i vështirë

Situata me koronavirusin në Francë ka të ngjarë të jetë “shumë e vështirë” në muajt e ardhshëm, veçanërisht në mars, për shkak të shfaqjes së llojit të ri mutant të SARS-CoV-2, i cili është më ngjitës, paralajmëroi sot Karin Lacombe, shefi i sëmundjeve të departamentit të sëmundjeve infektive në Spitalin Saint-Antoine në Paris, përcjell albinfo.ch.

Lacombe tha në një intervistë me BFM TV se mund të mirren masa shtesë shtrënguese për të frenuar përhapjen e covid-19 në disa zona, përveç shtetrrethimit mbarëkombëtar pas orës 18:00.

“Covid-19 në Francë është” në rritje”, tha Lacombe. “Për momentin nuk po përballemi me një rritje të jashtëzakonshme të numrit të rasteve dhe vdekjeve”, tha ai, por paralajmëroi se ai pret një rritje më të madhe në të ardhmen, ndërsa variant i ri i koronavirusit përhapet.