Lajme

Franca ndalon mjetet piroteknike gjatë festës kombëtare

Dita e Bastijes do të festohet ndryshe në Francën pas trazirave. Franca ka ndaluar shitjen, posedimin dhe transportin e lëndëve piroteknike gjatë festimeve.

Të dielën, qeveria nxori një dekret që ndalon “produktet piroteknike” për festimet më 14 Korrik, Ditën kombëtare të Francës, shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Për të parandaluar rrezikun e një prishjeje të rëndë të rendit dhe qetësisë publike gjatë festave të 14 korrikut, ndalohet shitja, mbajtja, transportimi dhe përdorimi i produkteve piroteknike dhe fishekzjarrëve, duke përfunduar më 15 korrik”, thuhet në dekretin e publikuar në gazetën zyrtare franceze, përcjell albinfo.ch.

E shqetësuar për trazirat e mundshme, kryeministrja Elisabeth Borne i tha të përditshmes Le Parisien të shtunën se qeveria do të bënte çdo gjë “për të mbrojtur francezët” gjatë festës kombëtare.

Rënia e Bastiljes më 14 korrik 1789 është simbol i fundit i monarkisë absolutiste në Francë. Pas kësaj, më 26 gusht 1789, u miratua Deklarata për të Drejtat e Njeriut dhe Civile. Ajo deklaratë më vonë vendosi vlerat kombëtare franceze – lirinë, barazinë dhe vëllazërinë, shkruan REL.