Lajme
Franca ndalon maskat e punuara vetë nëpër shkolla
Nga sot, i gjithë stafi dhe nxënësit në shkollat franceze duhet të mbajnë vetëm maska të kategorisë 1, nën një shtrëngim të rregullave shëndetësore në institucionet arsimore, të cilat kanë mbetur të hapura, shkruan “TheGuardian”, përcjell albinfo.ch.
Kjo do të thotë që të mos ketë më maska të punuara, të cilat janë më pak efektive kundër përhapjes së varianteve të reja Covid-19.
Dritaret në klasa do të hapen për disa minuta në orë dhe rregullat e distancës janë rritur në 2 metra në mensat e shkollës. Të dielën, autoritetet shëndetësore dërguan një shënim urgjent, duke sugjeruar që variantet e reja përbënin një rrezik të menjëhershëm dhe serioz dhe duke kërkuar masa më të rrepta.
Këto përfshijnë kërkesën për një test të dytë në rastin e një testi pozitiv Covid-19 PCR ose antigjenit për të vërtetuar nëse personi ka një nga variantet shumë ngjitëse me rezultate brenda 36 orësh. Njerëzve që u zbulohet se kanë variantin e Afrikës së Jugut ose Brazilit do të kërkohet të izolohen për 10 – në krahasim me shtatë – ditë. Rregulli do të zbatohet gjithashtu për këdo me të cilin ata kanë qenë në kontakt. Nëse një nxënës i shkollës rezulton pozitiv për variantin brazilian ose të Afrikës së Jugut, klasa e tyre do të mbyllet automatikisht dhe të gjithë nxënësit në të së bashku me të gjithë mësuesit do të testohen, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në...
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë