Lajme

Franca miraton vaksinën AstraZeneca për persona mbi 65 vjeç

Qeveria franceze thotë se njerëzit e moshuar me kushte paraekzistuese tani mund të marrin vaksinën AstraZeneca Covid-19, pas rishikimit të saj.

“Njerëzit e prekur nga bashkësëmundjet mund të vaksinohen me AstraZeneca, duke përfshirë ata të moshës midis 65 dhe 74”, tha ministri i Shëndetësisë, raporton BBC, transmeton Albinfo.ch.

Muajin e kaluar Franca miratoi përdorimin e vaksinës vetëm për nën 65-vjeçarët, duke përmendur mungesën e të dhënave për njerëzit e moshuar.

Që nga ajo kohë studimet kanë treguar që vaksina është shumë efektive në mesin e të moshuarve.

Sa efektive është vaksina e Oksfordit?

Vaksina Oxford-AstraZeneca përdoret gjerësisht në gjithë Mbretërinë e Bashkuar, por disa vende të BE-së ende po e kufizojnë atë nën nën 65 vjeç, përfshirë Gjermaninë.

Rregullatori i BE-së për barnat e ka miratuar atë për të gjithë të rriturit, por i takon secilit anëtar të përcaktojë politikën e tij të shtrirjes.

Në një zhvillim të mëtejshëm, komisioni i imunizimit në Kanada të hënën këshilloi kundër dhënies së vaksinës AstraZeneca mbi 65 vjeç, duke thënë se të dhënat e provave klinike për atë grupmoshë ishin shumë të kufizuara.

Ndryshe, duke folur në një televizion, ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Véran, tha se njerëzit me kushte paraekzistuese mund të merrnin vaksinën Oxford-AstraZeneca nga operacionet e GP, spitalet dhe brenda disa ditëve nga farmacitë.

Atyre të moshës mbi 75 vjeç do t’u ofrohet ende një vaksinë Pfizer ose Moderna në qendrat vaksinimit, shtoi ai.

Ndërsa, në janar presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se vaksina AstraZeneca ishte “pothuajse joefektive” për grupmoshat më të vjetra – një pretendim i refuzuar fuqimisht në atë kohë nga zyrtarët dhe shkencëtarët e MB.

Por, pas një takimi të Këshillit Evropian të premten, ai tha: “Nëse kjo është vaksina që më ofrohet, pa dyshim që do ta merrja”.

Ndërsa më shumë të dhëna janë shfaqur, zyrtarët francezë të shëndetësisë janë përpjekur të bindin njerëzit se kjo vaksinë është po aq e sigurt dhe efektive sa vaksinat e tjera Covid-19.

Vetëm 273,000 doza AstraZeneca janë administruar në Francë nga 1.7 milion të marra deri në fund të shkurtit, kështu tregojnë shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë në Francë.