Lajme

Franca, masa të ashpra për të pavaksinuarit

Këshilli Kushtetues në Francë ka dhënë dritën jeshile për vendosjen e masave të rënda kufizuese për qytetarët që nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit.

Ata që nuk e kanë kryer vaksinën ose janë shëruar nga Covid-19, nuk do të kenë akses në të gjitha shërbimet publike, sipas ligjit të miratuara nga këshilli.

Pas këtij vendimi, të gjithë duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, e cila dokumenton statusin e vaksinimit ose të shërimit të një personi.

Paraqitja e certifikatës së vaksinimit do të jetë e detyrueshme në restorante, bare, ambiente kulturore dhe sportive, dhe gjatë udhëtimeve me trena në distanca të gjata, transmeton Doa, përcjell Albinfo.ch.

Ata që zgjedhin të vaksinohen kundër koronavirusit deri në mes të shkurtit, do të lejohen ende të paraqesin një test negativ deri atëherë.

Sidoqoftë, Këshilli Kushtetues vendosi që kufizimet të mbeten në fuqi për aq kohë sa situata pandemike të jetë kritike.

Gjyqtarët vendosën gjithashtu që të pavaksinuarve nuk mund t’u mohohet qasja në ngjarjet politike.