Kosova
Franca me 150 milionë euro ndihmë për 6 vende të Ballkanit Perëndimor
Menjëherë pas përfundimit të Samitit të Berlinit, qeveria franceze ka publikuar një strategji për Ballkanin Perëndimor. Strategjia vjen si një shenjë përkushtimi e Francës për integrimin dhe zhvillimin ekonomik e social, si dhe për forcimin e sundimit të ligjit në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pjesë e strategjisë janë edhe disa masa konkrete. Një ndër to është intensifikimi i marrëdhënieve politike me rajonin.
Në kuadër të kësaj, Emmanuel Macron do të vizitojë Serbinë në korrik ndërkohë që brenda vitit, ministri i Punëve të Jashtme të Francës do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën.
Franca zotohet të forcojë bashkëpunimin dypalësh me vendet e rajonit në këto fusha: zhvillimi ekonomik dhe social me ndërhyrjen e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), siguria dhe drejtësia.
Ndihma vjetore e siguruar nga qeveria franceze, fillimisht 100-150 milionë euro, do të shërbejë si levë për financimin e donatorëve të tjerë, transmeton ‘Scan’.
Sa i përket sigurisë, lufta kundër trafikimit të paligjshëm të armëve të vogla dhe armëve të lehta, krijimi i njësive të përhershme të inteligjencës kriminale, lufta kundër terrorizmit dhe radikalizimit, janë piketat kryesore, përcjell albinfo.ch.
Bashkëpunimi i ri mbi krimin financiar dhe ekonomik, trafikimin e pronës kulturore dhe specieve të mbrojtura, janë ndër shtyllat kryesore mbi të cilat do të bazohet ndihma e qeverisë franceze në drejtim të drejtësisë ndaj gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit