Lajme
Franca kufizon hyrjet për udhëtarët nga Britania
Franca ka reduktuar ndjeshëm hyrjet nga Britania e Madhe pasi lloji i ri dhe më i transmetueshëm Omicron i Covid-19 vazhdon përparimin e tij të shpejtë.
”Vetëm ata që kanë nevojë urgjente për ta bërë këtë do të mund të hyjnë ose të dalin nga Britania e Madhe, duke filluar që nga mesnata e së shtunës”, tha sot kryeministri francez, Jean Castex, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Ai vuri në dukje se kjo nuk përfshin udhëtimet për punë apo turizëm.
Sipas rregullave të reja, njerëzit do të duhet të regjistrohen përpara se të udhëtojnë nga Britania e Madhe në Francë, të bëjnë një PCR ose test të shpejtë dhe të futen në karantinë në një vend të zgjedhur pas mbërritjes në Francë, pavarësisht nëse janë apo jo të vaksinuar.
Ata do të mund të dalin nga karantina nëse rezultojnë negativë për virusin pas 48 orësh.
”Udhëtarët do të kenë nevojë për një arsye bindëse për të udhëtuar në ose nga BM, megjithëse kjo nuk vlen për shtetasit francezë dhe bashkëshortët dhe fëmijët e tyre”, tha Castex.
Castex njoftoi se kontrollet ishin vendosur për të monitoruar pajtueshmërinë me masat.
Kushdo që mendonte të udhëtonte në Britaninë e Madhe iu kërkua të rimendonte planet.
Zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal tha më herët për televizionin BFM se rregullat synonin të ngadalësonin mbërritjen e rasteve të Omicronit në Francë.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati