Kosova

Franca kërkon sërish zgjedhje në veri përmes dorëheqjes së kryetarëve aktualë

1 ditë pas dështimit të referendumit në 4 komunat e veriut të Kosovës, Franca ka kërkuar proces të ri zgjedhor në veri sa më shpejt.

Ambasadori francez, Nicolas de Riviere, në mbledhjen e KS të OKB-së tha se tërheqja e kryetarëve është mënyra më e mirë.

“Franca rikujton se tërheqja e kryetarëve të zgjedhur me vetëm 3 për qind të votave, do të ishte mënyra më e shpejtë për rivendosje të demokracisë përfaqësuese në katër komunat në veri, dhe do të jetë shenjë e shtensionimit të situatës”, tha ai.