X

Na ndiqni:

 Uncategorized

Franca, kampione e botës

Pas 20 vjetëve, kombëtarja e Francës është kampione e botës në futboll.

 Në finalen e Botërorit, francezët fituan ndaj Kroacisë me rezultat 4:2. Autogoli i Manxhukiqit, Grizmani, Pogba dhe Mbape shënuan golat për Francën. Perishiqi dhe Manxhukiqi realizuan për kroatët. Ky është titulli i dytë i kampiones së botës për Francën, që e kishte fituar këtë trofe edhe dy dekada më parë.

Ballafaqimi mes francezëve dhe kroatëve

Një finale e jashtëzakonshme, me aksion të bukura, raste dhe gola të shumtë.

Skuadra e Zlatko Daliq, sikurse edhe në dy ndeshjet e kaluara, ia doli që të kthehet në lojë me anë të Ivan Perisiq (29), i cili shënoi gol për të barazuar rezultatin në 1-1.

Nuk zgjati shumë, dhe Franca përsëri kalon në avantazh. Kësaj radhe me golin e Antonio Griezmann (38’), i cili shënoi nga pika e bardhë pas rishikimit nga VAR, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Ishte Paul Pogba (59’), i cili më një super-gol e çoi avantazhin e Francës në 3-1, gol ky që zbehu gjasat e kroatëve për të bërë diç më shumë në këtë finale të madhe.

Francezët nuk u ndalen. Dhe përmes Kylian Mbappe (65’) tunden edhe një herë portën e Kroacisë, duke e çuar rezultatin në 4-1.

Por, një gabim trashanik i portierit te francezëve, Lloris, nga i cili përfitoi Mario Mandzukiq ngushtoi rezultatin në 4-2, dhe kjo ishte e gjithë ajo çfarë bënë kroatët, të cilët e dominuan shumicën e lojës, por francezët shfrytëzuan mjaft mirë rastet e krijuara.

Përfundimisht Franca është kampion i botës, Kroacia e dyta, kurse medaljen e bronztë e ka fituar Belgjika, e cila dje mundi Anglinë në ndeshjen për vendin e tretë.

Keystone

 


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë