Shkurt.ch
Franca ka 67 miliarderë, 12 më shumë se vitin e kaluar
Në Francë janë regjistruar 12 miliarderë më shumë këtë vit sesa vitin e kaluar dhe numri i tyre ka arritur në 67
Pasuria e francezëve u rrit për 15 për qind dhe ka tejkaluar 400 miliardë €. Në mesin e 500 më të pasurve janë 67 miliarderë francezë.
Njeriu më i pasur në Francë është Bernard Arnault, pronar i korporatës së modës LVMH (Louis Vuitton Mowt Hennessy). Është vlerësuar të ketë pasur vitin e kaluar 27 miliardë €, duke i rritur të ardhurat për 2.7 miliardë euro.
E dyta është pronarja e shtëpisë kozmetike L’Oreal, Liliane Bettencourt, e cila në vitin 2013 kishte një pasuri prej 23.2 miliardë. Këtë vit ka shtuar pasurinë në 26 miliardë.
Për bankierët zviceranë është një lajm i rëndësishëm. Një pjesë e madhe e këtyre njerëzve të pasur kanë kontakte të mira në Zvicër.
15 nga 100 njerëzit më të pasur në Zvicër kanë një pasaportë franceze, bën të ditur mgazina zvicerane e biznesit “Bilanci”.
Sipas numrit të miliarderëve, Franca mbetet prapa Britanisë së Madhe, e cila këtë vit numëron 100 miliarderë.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave