Futboll
Franca i kërkon falje Shqipërisë për ngatërrimin e himnit
Didier Deschamps, përzgjedhësi i Francës në futboll, i ka kërkuar falje Shqipërisë, pas skandalit me himnin kombëtar, para ndeshjes së shtunën në Paris.
Didier Deschamps, përzgjedhësi i Francës në futboll, i ka kërkuar falje Shqipërisë, pas skandalit me himnin kombëtar, para ndeshjes së shtunën në Paris.
Në vend të himnit kombëtar shqiptar, në Paris u intonua himni i Andorrës. Kjo shpiu në shtyrjen e ndeshjes për disa minuta, pasi lojtarët e Shqipërisë refuzuan të nisnin ndeshjen pa u korrigjuar gabimi.
Gjithsesi, posa u gjet himni i duhur, spikeri në stadium bëri një gafë tjetër duke iu kërkuar falje tifozëve të Armenisë, në vend të atyre të Shqipërisë.
“I kam kërkuar falje ekipit në bankinë dhe gjyqtarit”, ka thënë Deschamps në konferencën për media pas fitores 4 me 1 në Grupin H kualifikues për “Euro 2020”.
“Është diçka që s’është dashur të ndodhte, por ndodhi. E kuptoj pozitën e shqiptarëve dhe është logjike që pritëm deri të intonohej himni kombëtar i tyre para ndeshjes”, ka shtuar francezi, transmeton “The Telegraph”, përcjell Albinfo.ch.
Kingsley Coman shënoi dy herë për Francën, ndërsa Olivier Giroud dhe Jonathan Ikone realizuan nga një gol. Sokol Cikalleshi realizoi golin ngushëllues për kuqezinjtë. Në tabelën e këtij grupi, Franca prin me 12 pikë, aq sa kanë edhe Turqia e Islanda në pozitat dy dhe tre. Shqipëria ka gjashtë pikë në pozitën e katërt, me Moldovën që me tri pikë është e pesta dhe Andorra pa pikë e fundit.
https://twitter.com/i/status/1170407527789617153
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik