Integrimi

Franca e shpall sërish Kosovën “vend të sigurt”

Në dhjetor të vitit 2014 Franca e kishte shlyer Kosovën nga lista e vendeve të sigurta dhe këtë e kishte arsyetuar me "situatën jostabile politike dhe sociale" të atjeshme

Autoritetet franceze për çështje të refugjatëve e kanë shpallur Kosovën sërish “vend të sigurt”. Siç bën të ditur Agjencia Franceze e lajmeve AFP, njoftimin për këtë shpallje e ka dhënë të premten Këshilli i Zyrës për Mbrojtje të Refugjatëve dhe Apatridëve (Ofpra). Për vendet që gjenden në këtë listë, autoritetet franceze konsiderojnë se nuk ushtrojnë ndjekje të njerëzve e as nuk ka kërcënim me torturë ose trajtim çnjerëzor.

Për këtë arsye shanset e njerëzve nga këto vende që të fitojnë azilin në Francë.

Në dhjetor të vitit 2014 Këshilli Shtetëror i Francës si Gjykata më e Lartë Administrative e vendit e kishte shlyer Kosovën nga lista e vendeve të sigurta dhe këtë e kishte arsyetuar me “situatën jostabile politike dhe sociale” të atjeshme, transmeton albinfo.ch.

Gjatë vitit 2014 në Francë ka pasur një fluks të madh të refugjatëve nga Kosova, çështja e strehimit dhe trajtimit të të cilëve qe bërë problem serioz për autoritetet kompetente dhe kishte pasur mjaft jehonë në oipinion.