Bota
Franca duhet të bëjë më shumë për të pastrehët
Ligjet që synonin të mbronin njerëzit në Francë kanë dështuar, thotë raportuesja speciale e OKB-së për strehimin, përcjell albinfo.ch.
“Dëbimet që po ndodhin në gjithë vendin, në një kontekst të ndryshëm, nuk po ndodhin në përputhje me ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut”, tha Leilani Farha për Reuters.
Raporti i Farhas vjen pas udhëtimeve të saj në kampet e improvizuara të emigrantëve në Paris dhe në qytetin port të Calais. Ajo gjithashtu vizitoi vendbanime rome në periferi të qytetit, përcjelli albinfo.ch.
“Në Calais, takova një popullsi migrantësh që janë sigurisht në një lloj traume”, shtoi avokatja kanadeze, duke kritikuar trajtimin policor të migrantëve, duke fjetur në pyje dhe në rrugë.
Franca, si shumica e vendeve evropiane, ka parë një rritje të të pastrehëve në dekadën e fundit, të nxitur nga pasojat e krizës financiare globale.
Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave dhe Studimeve Ekonomike të Francës (INSEE), më shumë se 12,000 njerëz flenë në rrugët e Francës. Sipas të njëjtit institut, në Paris rreth 463,000 njerëz jetojnë nën vijën e varfërisë. Ata kanë të ardhura mesatare mujore prej € 747, që është € 261 nën pragun e varfërisë, përcjell albinfo.ch.
Në 2018-ën, 566 njerëz të pastrehë vdiqën në mbarë vendin, sipas Les Morts de la Rue. Më shumë se 100 prej tyre ishin vetëm në Paris.
Sipas ligjit francez, banorëve që kanë të drejtë për strehim social duhet t’u sigurohen ndihmë brenda gjashtë muajve, në mungesë të të cilave banorët mund të ankohen në gjykatë.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim