Lajme
Franca do të ndalojë me ligj diskriminimin ndaj stilit të flokëve
Ligjvënësit francezë do të diskutojnë sot projektligjin që ndalon diskriminimin ndaj strukturës, gjatësisë, ngjyrës ose stilit te flokëve të dikujt, sipas AP.
Autorët e tij thanë se masa novatore dërgon një mesazh mbështetjeje për njerëzit me ngjyrë dhe të tjerët që janë përballur me armiqësi në vendin e punës dhe më gjerë për shkak të flokëve të tyre.
Projektligji i bën jehonë legjislacionit të ngjashëm në më shumë se 20 shtete të SHBA-së.
Projektligji u propozua nga Olivier Serva, një ligjvënës francez nga ishulli francez i Karaibeve, Guadeloupe, i cili tha se nëse ai miratohet do ta bënte Francën vendin e parë në botë që njeh diskriminimin në bazë të flokëve në nivel kombëtar.
Projektligji do të ndryshojë masat ekzistuese kundër diskriminimit në kodin e punës dhe kodin penal për të nxjerrë jashtë ligjit në mënyrë eksplicite diskriminimin ndaj njerëzve me flokë me kaçurrela ose modele flokësh të tjera të perceptuara si joprofesionale, si dhe ndaj njerëzve pa flokë.
Ai nuk synon në mënyrë specifike diskriminimin me bazë racore, megjithëse ky ishte motivimi kryesor për projektligjin.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik