Lajme
60,000 bileta treni falas, inkurajim i të rinjve për njohje kulturore
Ministrat francezë dhe gjermanë të transportit, njoftuan se "60,000 bileta do të vihen në dispozicion pa pagesë, sipas termave dhe kushteve që do të specifikohen së shpejti"
Ministrat e Transportit të Francës dhe Gjermanisë njoftuan në një deklaratë të përbashkët për shtyp se 60,000 bileta treni falas do të vihen në dispozicion të të rinjve për të ndihmuar në lehtësimin e shkëmbimit midis dy vendeve këtë verë, përcjell albinfo.ch.
Njoftimi nuk specifikoi kufizimet e moshës, por skemat e ‘karta hekurudhore për të rinjtë’ në Francë janë të disponueshme për personat nën 26 vjeç.
Ministrat francezë dhe gjermanë të transportit, Clément Beaune dhe Volker Wissing, njoftuan se “60,000 bileta do të vihen në dispozicion pa pagesë, sipas termave dhe kushteve që do të specifikohen së shpejti”.
Më shumë shkëmbime kulturore midis Francës dhe Gjermanisë
Skema do të mbështetet financiarisht nga shërbimi hekurudhor kombëtar i të dy vendeve – SNCF për Francën dhe Deutsche Bahn për Gjermaninë. Mediat franceze raportuan se biletat do të ndahen me short.
Qëllimi i planit të biletave falas, i cili do të zbatohet gjatë verës së vitit 2023, është të inkurajojë të rinjtë të udhëtojnë midis dy vendeve dhe të ndërtojë më shumë shkëmbime kulturore midis Francës dhe Gjermanisë.
Ai u njoftua se përkonte me 60-vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të Elysee nga Franca dhe Gjermania – i cili ndihmoi në ndërtimin e bashkëpunimit dypalësh midis ish-kundërshtarëve.
Dy krerët e shteteve – kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron, u takuan në Paris të dielën për të shënuar këtë rast.
Priten projekte të tjera të kësaj natyre
Për më tepër, ministri gjerman i Transportit i tha të përditshmes franceze Libération se projekti synonte gjithashtu të luftonte kundër ndryshimit të klimës, duke nxitur udhëtimin hekurudhor.
“Plani synon të arrijë objektivat tona klimatike për sektorin e transportit. Ne duhet të bindim edhe më shumë njerëz të udhëtojnë me tren. Për ta bërë këtë, ne duhet të ofrojmë oferta tërheqëse”, tha Wissing.
Gjermania ka njoftuar tashmë skema të tjera për të inkurajuar udhëtimin hekurudhor, siç është zbatimi i lejes mujore prej 49 €, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve