Lajme
Franca, Belgjika dhe Gjermania riatdhesojnë 100 azilkërkues shqiptarë
100 shqiptarë janë riatdhesuar nga Franca, Belgjika e Gjermania. Konkretisht 43 nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania
Ata janë sjellë në Shqipëri në saj të operacionit riatdhesimit për shqiptarë, të cilët qëndronin me dokumente të parregullt në territorin francez, belg e gjerman, si edhe për persona apo familje, të cilëve u është refuzuar azili.
Operacioni është mbështetur nga Frontex dhe të gjithë kanë marrë vendim për të dalë nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen.
Policia e Shtetit edhe një herë apelon për të gjithë shqiptarët që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos bëjnë përpjekje apo shpenzime duke rënë pre e mashtrimeve për të përfituar azil, pasi shanset për azil janë zero, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik