Intégration
Gjergjaj përvjel mëngët: Ngre qendrën e tij për fitnes dhe boks
Gjatë vizitës në vendin ku është duke u ngritur qendra, Arnoldi, "The Cobra" tregon me krenari instalimin e ngrohjes. “Këto i kam instaluar vet”, thotë ai.
Boksieri kosovar Arnold Gjergjaj së shpejti do të hap klubin në Pratteln, kanton Bazel në Zvicër. Kampioni i Evropës në peshën e rëndë, po mendon edhe për të ardhmen e tij, pas karrierës në boksin profesionist.
Që prej tre muajsh Arnoldi është duke punuar për hapjen e klubit të tij për fitnes dhe boks. Çdo ditë prej orës 7 të mëngjesit e deri në orën 9 të mbrëmjes, përveç të dielave, boksieri i peshave të rënda së bashku më vëllanë e tij punojnë në Hertnerstrasse në Pratteln për të realizuar ëndrrën e tij. Qendra e cila do të quhet “Arnold Boxfit4133” do të hapet më 23 janar, shkruan 20min, transmeton “albinfo.ch”.
Gjatë vizitës në vendin ku është duke u ngritur qendra, Arnoldi, “The Cobra” tregon me krenari instalimin e ngrohjes. “Këto i kam instaluar vet”, thotë ai. Gjergjaj është shkolluar për montimin e ngrohjeve, por përkushtimi i madh dhe arritjet e tij në karrierën e boksit kanë bërë që ai për një kohë të gjatë të mos e ushtrojë këtë profesion.
“Ishte kënaqësi të punoja me të”, thotë ish shefi i ti, tashmë 78 vjeçar i cili po mundohet ta ndihmojë atë. Shumë miq dhe familjarë të Arnoldit po sakrifikojnë kohën e lirë dhe pushimet e tyre për ta ndihmuar. Vëllai i tij merret me ndërtim, ndërsa dhëndrri e shtron dyshemenë e re.
Deri në hapjen e qendrës kanë mbetur edhe afro dy javë. Gjergjaj thotë se është dashur të punohet çdo gjë e re, kati i ri, muret, dushet, ngrohja, dyshemeja, izolimi dhe të gjitha të tjerat, por ai premton se gjithçka do të jetë gati, përcjell “albinfo.ch”.
Qëllimi mbetet titulli i botës
Përkundër faktit se ai që tash ka filluar të mendojë edhe për të ardhmen pas boksit, megjithatë për boksierin e 29-të më të mirë në botë, qëllimi kryesor mbetet titulli i kampionit.
“Qëllimi im është titulli i kampionit”, thotë ai. “Unë dua që edhe pas përfundimit të karrierës të qëndroj në profesionin tim dhe t`ua mësoj boksin të tjerëve”.
“Boxfit” nuk e ka për qëllim të vizitohet vetëm nga boksierët. Siç e tregon dhe vetë emri, aty ka edhe gjëra të tjera të fituesit. Dhe padyshim kjo është e mirë edhe për femrat. “Trajnimet për femra janë gjithmonë të mirëseardhura” është shprehur Arnoldi
E-Diaspora
-
AlbGala 2024 : Les stars albanaises en Suisse AlbGala 2024 : Personnalités albanaises de l’année 2024 en Suisse, organisé par la plateforme médiatique “albinfo.ch“....
-
Le Ministère public zurichois ouvre une procédure contre Sanija Ameti
-
Berne : Promotion des livres “Voler là où tu n’étais pas” et “Hanna”
-
“L’ascenseur de l’espoir” : un pas vers l’égalité, lors de la Journée internationale des droits de l’homme
-
La soirée AlbGala de la plateforme médiatique Albinfo.ch, une expérience inoubliable
Vivre en Suisse
-
AlbGala 2024 : Les stars albanaises en Suisse AlbGala 2024 : Personnalités albanaises de l’année 2024 en Suisse, organisé par la plateforme médiatique “albinfo.ch“....
-
Le parfum REMIX : une innovation suisse avec des investisseurs albanais
-
La Suisse est candidate à la présidence de l’OSCE en 2026
-
Interdiction des symboles nazis
-
Visite du chef de l’Armée à la troupe suisse au Kosovo et en Bosnie-et-Herzégovine