Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Aktori i famshëm: Jam shqiptar, erdha në Greqi kur isha 5 vjeç Aktori i famshëm në Greqi e thotë me të madhe: Jam shqiptar, erdha kur isha 5...
-
Revista “Allas” shkruan për suedezen që organizoi një kamp unik eko-turizmi në malet shqiptare
-
Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Shërbimi Konsullor në Vjenë zhvendosen në objekte të reja
-
Stokholm: Në kuadër të muajit të Frankofonisë, shfaqet filmi i regjisorit shqiptar “A Short Trip”
-
Ngjarje tragjike në Gjermani: Shqiptari nga Rahoveci vret gruan
Jeta në Zvicër
-
Popullsia e ujqërve në Zvicër po rritet, konfliktet mbeten Numri i ujqërve në Zvicër do të vazhdojë të rritet këtë vit. Vetëm gjuajtja nuk do...
-
Nga energjia elektrike deri tek pagat: Si do të ndryshonin jetën e përditshme në Zvicër marrëveshjet e reja me Evropën
-
Ministri zviceran, i shqetësuar për më shumë kontrolle në zonën Shengen
-
Cili është regjistri famëkeq i shmangies së tarifave në Zvicër dhe si funksionon ai?
-
Zviceranët frëngjishtfolës duan të shpërngulen në Francë