E-Diaspora

Fotoja në autostradë i kushton 1450 franga

Një person ka bërë një foto të një aksidenti, ndërsa po ngiste veturën e tij. Për këtë veprim ai duhet të paguajë gjobë jo edhe aq të ulët.

Pas një aksidenti në autostradën pranë Kerzersit, policia zvicerane ndaloi një vozitës pasi  kishte bërë një fotografi të skenës së aksidentit. Sipas të akuzuarit, ai foton e kishte bërë për t’u arsyetuar para të dashurës së tij për vonesën, pasi me të kishte lënë termin në kohë ta caktuar, shkruan “Bieler Tagblatt”, përcjell Albinfo.ch.

Për shkak të shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, personi është dënuar me një gjobë prej 300 frangash.

Mirëpo, ai nuk u pajtua me këtë gjobë dhe u ankua. Gjykata në Murten e shpalli të pafajshëm. Por, ky veprim nxiti prokurorin që të hetonte çështjen më tej. Tani, Gjykata kantonale ka shqyrtuar rrethanat e incidentit më nga afër.

Vozitësi kishte deklaruar se sytë gjithnjë i ka pasur nga rruga, e jo në telefonin celular. Megjithatë, fotografia flet një pamje tjetër: Sipas gjykatës, nuk është e mundur të bëhet një “fotografi e saktë e objektit të dëshiruar” pa shikuar në telefon, shkruan më tej gazeta, transmeton Albinfo.ch.

Fotografia është marrë gjithashtu në modalitet të fotografisë së rregullt që iu përshtatet dimensioneve të rregullta.

Edhe pse i pandehuri ka përfituar nga fakti se ai kishte vëzhguar situtën që nga fillimi, megjithatë sipas mendimit të gjykatës, shikimi i tij është devijuar nga celulari për disa sekonda.

Prandaj, personi sërish u dënua. Për shkak të një shkelje të thjeshtë të rregullave të trafikut, ai tani duhet të paguajë një gjobë prej 100 frangash dhe shpenzimet gjyqësore prej 1350 frangash.