Uncategorized

Fotografi holandez ekspozitë me mesazh shumë emocionues në Prishtinë

Willien Poelstra tha se i ishte dukur “sfiduese” të ekspozonte fotografitë në Prishtinë, por shikuesit dukeshin të impresionuar nga mënyra sesi ai dokumentonte njerëzit e zakonshëm në Kosovë

Fotografi holandez, Williem Poelstra ka përdorur historinë e prindërve të tij si pikënisje për të treguar impaktin afatgjatë të luftës së viteve 1990 te njerëzit në Kosovë me anë të një ekspedite në kryeqytetin kosovar, shkruan ‘Balkaninsight.com’

Kur Willem Poelstra, i biri i një babai gjerman dhe një nëne hebreje, vizituan për herë të parë Kosovën në vitin 2012, në mendjen e tij ishte historia e vetë familjes së tij.

Pas vdekjes së prindërve të tij, Poelstra gjeti një kuti me dokumente dhe informacione që tregonin se sa të vështirë e kishte familje hebreje e nënës së tij Hanna të pranonte se ajo kishte zgjedhur të martohej me një gjerman pak kohë pas Luftës së Dytë Botërore, përcjell albinfo.ch.

Ky zbulim ndihmoi në fotografitë që ai realizoi për ekspozitën e tij të re “Për Hanën”, e cila do të jetë e pranishme në Sheshin Skënderbeu të Prishtinës deri më 17 tetor dhe paraqet portrete të njerëzve nga e gjithë Kosova që i mbijetuan konfliktit, në përpjekje për të kapur imazhet e realitetit të përditshëm të pasluftës në vend.

“E ndiej shumë ndikimin e luftës në Kosovë, pra, ajo është ende e pranishme”, deklaroi fotografi holandez Poelstra për ‘BIRN’.

Ai tha se prindërit e tij nuk diskutonin kurrë atë që u ndodhi atyre gjatë luftës, por u shpreh se kjo ishte e vetmja mënyrë edhe në Kosovë po aq sa në Holandë pas Luftës së Dytë Botërore për t’u përballur me të kaluarën.

Poelstra tha se i ishte dukur “sfiduese” të ekspozonte fotografitë në Prishtinë, por shikuesit dukeshin të impresionuar nga mënyra sesi ai dokumentonte njerëzit e zakonshëm në Kosovë.

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti gjithashtu e lavdëroi ekspozitën në ambient të hapur. “Kjo është një përpjekje e suksesshme për të treguar historinë e luftës, shenjat që lë lufta, nëpërmjet fotografive”, tha Ahmeti.

Saranda Bogujevci, një artiste që humbi të gjithë familjen e saj në luftë dhe shkoi të jetonte në Britani në moshën 14-vjeçare, tha se ishte e rëndësishme të flasësh për të kaluarën e trazuar të dikujt në mënyrë që të shërosh plagët psikologjike.

“Është shumë e vështirë të jesh në pozicionin e viktimës, kështu që kur dikush gjen një mënyrë të përshtatshme për të treguar historinë, është shumë e rëndësishme”, u shpreh Bogujevci.