Futboll

Foto: Notat e ndeshjes Zvicër-Spanjë

Janë publikuar notat e ndeshjes mes Zvicrës dhe Spanjës

Spanja ka eliminuar Zvicrën me penallti në një ndeshje shumë interesante dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Euro 2020, shkruan albinfo.ch.

Faqja e njohur “Sofa Score” ka publikuar notat e ndeshjes ku më i miri te Zvicra ishte portieri Yann Sommer me notën 9.3, ndërsa te Spanja më i miri ishte Jordi Alba me notën 7.8.

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili realizoi golin e barazimit u notua me 8.1, duke qenë i dyti më i miri te Zvicra. Shaqiri i cili ishte kapiten u zëvendësua në minutën e 80-të.