Lajme
Foshnja në posterin e famshëm të Nirvana padit grupin
Spencer Elden po kërkon $150,000 dollarë dëmshpërblime nga anëtarët e bandës Nirvana me pretendimin e shfrytëzimit seksual.
Albumi ‘Nevermind’ i vitit 1991 hodhi në treg një nga posterët më të famshëm të të gjitha kohëve – por sot Elden, i cili shfaqet i zhveshur në poster në moshën 4-muajshe, po padit grupin për shfrytëzim imazhi.
Në poster Elden shfaqet nudo, duke notuar nën ujë drejt një kartëmonedhe 1-dollarëshe dhe sot ai ngre pretendimin se ky imazh promovon pornografinë ndaj fëmijëve.
Posteri i këtij albumi është parë nga shumë si një kritikë ndaj kapitalizmit dhe sipas legjislaturës amerikane, fotot e bebeve të zhveshura nuk përbëjnë pornografi për sa kohë që nuk paraqiten në një mënyrë të seksualizuar.
Elden, sot 30 vjeç, e ka rikrijuar këtë imazh disa herë, përfshi për përvjetorët e 17-të, 20-të dhe 25-të të albumit Nevermind, si dhe ka titullin e këtij albumi të bërë tatuazh në gjoksin e tij.
Sidoqoftë, ai sot deklaron se përgjatë viteve, ai ka qenë tepër i dyzuar rreth kësaj fotoje.
Avokati i tij, Rober Y Lewis, argumenton se portretizimi i Elden, si një fëmijë që po tenton të kapë një kartëmonedhë, e bën atë të duket si një “punonjës seksi”.
Padia gjithashtu përfshin akuzën se banda nuk e mbajti premtimin për t’ia fshehur pjesët intime fëmijës në poster, me anë të një ngjitësi.
“Të paditurit përdorën pornografi me fëmijë si një element thelbësor për të promovuar këngët e tyre, një taktikë e përdorur shpesh në industrinë e muzikës për të tërhequr vëmendje…”, u shpreh avokati i tij.
Ndërkohë, prindërit e Elden në vitin 1991 pranuan një pagesë prej $200 dollarësh amerikanë ditën që u bë fotografia – diçka që është parë si një miratim i tyre për të përdorur imazhin e fëmijës së tyre.
Por në padi shtohet se: “As Elden, as kujdestarët e tij ligjorë [prindërit] nuk kanë firmosur ndonjë dokument që autorizon përdorimin e imazhit të tij, dhe aq më pak komercializimin e imazhit të tij në një foto që shfaq pornografi për fëmijët”./euronews
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë Zvicra shënon një shkallë të ulët papunësie dhe një rritje shumë të ulët të çmimeve. Kjo...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës