Opinione

Formulë zvicerane për qeverinë kosovare

Tani është momenti më i mirë për Kosovën që të bëjë një revolucion shoqëror dhe njëkohësisht evolucion politik, duke krijuar një qeveri gjithëpërfshirëse

Qeveri gjithëpërfshirëse, në këtë moment historik për evolucion politik. Njeriu pesimist sheh në situatën aktuale në Kosovë vetëm probleme, madje të tilla që nuk zgjidhen. Optimisti duhej të shihte tjetër gjë: mundësi historike! Ndaj, tani është momenti më i mirë për Kosovën që të bëjë një revolucion shoqëror dhe njëkohësisht evolucion politik, duke krijuar një qeveri gjithëpërfshirëse.

E mira e kësaj është që Zvicra, një vend me afërsi të madhe të popullit të Kosovës, jep shembullin më të mirë për funksionimin e një sistemi të tillë.

Unë po jap dhe një formulë në bazë të rezultateve të fundit dhe të kushtëzimeve kushtetuese:

12 ministri, nga të cilat:
4 për PAN (2 PDK, 1 AAK, 1 NISMA)
3 për LVV
3 për LAA (2 LDK, 1 AKR)
1 për LS
1 për minoritetet

Kryeministri zgjidhet në bazë të një konsensusi mbarëpartiak në mënyrë rotacioni pas 1 viti.

E gjithë kjo marrëveshje për të zgjidhur problemet kyçe të Kosovës si: demarkacioni, asociacioni, ushtria, papunësia, ekonomia në tërësi.

*Autori është politikan i FDP-së (Partia Liberale), Cyrih


 Biografi e shkurtë:

  • Emri e mbiemriPërparim Avdili
  • Prejardhja:Kumanovë
  • Vendi ku vepron:Cyrih
  • Profesioni:Punëtore banke, politikan