Shkurt.ch

Formohet “Partia” për të pa partitë!

Kjo organizatë, ka vendosur si moto të saj sloganin "për politikë të arsyes në vend të politikës partiake"

  

Është themeluar dje në Zvicër një “parti” për njerëzit pa parti, e cila është pagëzuar parteifrei.ch. Kjo organizatë, e ngjashme me partitë ka vendosur si moto të saj sloganin  ”për politikë të arsyes në vend të politikës partiake”.

 

“Partia e të pa partive” madje ka ambicie që të konkurrojë me listën e saj në zgjedhjet parlamentare për nivelin federal, që mbahen në këtë vjeshtë.

 

Rreth dhjetë anëtarë të grupit themelues kanë miratuar një statut, të cilin kandidatët për zgjedhje e kanë si kusht që ta pranojnë atë, shkruan blick.ch..

 

Partia e re ka për synim të angazhohet veç tjerash për vlerat si liria, demokracia, pavarësia, paqja, dhe qëndrueshmëria.