Kosova

Formohet Këshilli i Sigurisë për trafikun rrugor

Pas formimit të Këshillit të Sigurisë për Trafikun Rrugor është mbajtur edhe takimi mes anëtarëve të këtij këshilli. 

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se nga Qeveria e Kosovës duhet të ketë mjete financiare. 

Pjesë e këtij Këshilli ishin Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Drejtësisë, ajo e Shëndetësisë, e Integrimeve Europiane, Policia e Kosovës, anëtar nga asociacioni i komunave, Policia e Kosovës. 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se duhet që të gjithë të vetëdijësohen për ngasje të ngadalshme. 

Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha ka thënë se ky këshill është i qëlluar. 

Edhe Ministria e Shëndetësisë u zotua se do t’i ndihmoj këshillit.

Pasi u bë prezantimi i antarëve të komisionit këshilli u mbyll për të diskutuar pikat e tjera të rendit të ditës. 

Policia e Kosovës dje ka prezantuar fushatën vetëdijësuese për ngasje të sigurtë. 

Nga 69 aksidente me fatalitet kanë vdekur 90 persona në periudhën janar- shtator.