Kosova
Formohet ekipi serb kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, do të udhëhiqet nga Daçiqi
Me urdhër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë seancës të mbajtur më 5 prill, Serbia ka formuar grupin punues që është thënë se do të merret me koordinimin e aktiviteteve të organeve shtetërore për të parandaluar anëtarësimin eventual të Kosovës në organizatën e Këshillit të Evropës.
“Ky grup punues ka mbajtur mbledhjen e parë”, u tha në një njoftim të Qeverisë serbe, transmeton albinfo.ch.
Grupi punues do të udhëhiqet nga Ivica Daçiq, që është kryediplomati i Serbisë, së bashku me shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.
Anëtarë në këtë ekip do të jenë edhe ministrja serbe për Integrime Evropiane, Tanja Mishçeviq, dhe ministri i Tregtisë, Tomisllav Momiroviq, raporton Radio Evropa e Lirë.
Formimin e këtij grupi e kishte paralajmëruar Vuçiqi një ditë më parë, teksa ka kërkuar nga institucionet shtetërore që të bashkojnë forcat për të parandaluar anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Ne kemi detyra të vështira dhe të rëndësishme, dhe do të kërkoja nga të gjithë anëtarët e Qeverisë, pavarësisht se çfarë funksionesh do të kryejnë pas formimit të Qeverisë së re, të punojnë me përkushtim në kryerjen e këtyre detyrave”, ka thënë ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Islam Alijaj merr çmimin e Fondacionit “Schwab” për angazhim social Fondacioni Schwab e nderon atë për angazhimin dhe vullnetin e tij për të bërë një ndryshim...
-
18-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident rrugor në Itali
-
Arrestohet shqiptari në Francë për këtë arsye
-
8 shqiptarë garojnë për asamblistë në rajonin e Austrisë së Ulët
-
Thirrje për kujdes me privatësinë e të dhënave gjatë regjistrimit për votimin nga diaspora
Jeta në Zvicër
-
Kërkesa për prona me qira mbetet e lartë në Zvicër Për shkak të çekuilibrit midis ofertës dhe kërkesës në tregun zviceran të pasurive të paluajtshme, oferta...
-
Presidentja zvicerane bën thirrje për tregje të hapura dhe institucione të qëndrueshme në fjalimin në WEF
-
Këshilli Kantonal i Cyrihut miraton 50 milionë franga ulje në sigurimet shëndetësore
-
Bazeli përgatitet për Eurovision, ku pret shumë vizitorë në hotele
-
“Kush kujdeset për Evropën?” pyet Zelensky nga Davos