Futboll

Formacioni i Kosovës, Muriq në bankë

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, e ka publikuar 11-shen startuese për ndeshjen ndaj Lituanisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ndeshja do të zhvillohet në Kaunas, nga ora 15:00.

Në portë, Foda e ka vendosur ardhjen e re te “Dardanët”, Amir Shaipi. Arijanet Muriq ka mbetur në bankë rezervë.

Portieri i Ipswich Town është i vetmi nga tre lojtarët (Edon Zhegrova & Florent Muslija) që u përjashtuan nga grumbullimi i kaluar e i cili nuk luan sot nga fillimi.

Mbrojtja rreshtohet me katër, duke filluar nga Donat Rrudhani në të majtë, Mërgim Vojvoda në të djathtë dhe Amir Rrahmani e Lumbardh Dellova, që starton para Fidan Alitit, në qendër.
Valon Berisha dhe Elvis Rexhbeçaj janë në qendër të mesfushës. Milot Rashica do të luajë në të majtë të sulmit, Edon Zhegrova në të djathtë dhe Floren Muslija në rolin e “10-shit”.

Albion Rrahmani do ta zëvendësojë të lënduarin Vedat Muriqi në qendër të sulmit.

Formacioni i Kosovës:
Shaipi, Rrudhani, Rrahmani, Dellova, Vojvoda, Berisha, Rexhbeçaj, Rashica, Muslija, Zhegrova, Rrahmani