Futboll

Formacioni i Kosovës kundër Lituanisë

Vedat Muriqi do të jetë edhe kapiten i “Dardanëve” për ndeshjen që nis nga ora 20:45 dhe i takon Grupit C2 të Ligës së Kombeve

Federata e Futbollit e Kosovës ka dhënë formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Lituanisë, që fillon nga ora 20:45 në Prishtinë, transmeton albinfo.ch.

Vedat Muriqi dhe Albion Rrahamni do të jetë dyshja e sulmit të Kosovës, ndërkohë dyshen e mbrojtjes, Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova e zëvendësojnë Ilir Krasniqi dhe Fidan Aliti.

Rrahmani e Dellova mungojnë shkaku i suspendimit. Në mbrojtje janë edhe Florent Hadërgjonaj dhe Mërgim Vojvoda, kurse në mesfushë do të paraqiten Edon Zhegrova, Elvis Rexhbeçaj, Valon Berisha dhe Muharrem Jashari.

Në portë është Arijanet Muriq. Vedat Muriqi do të jetë edhe kapiten i “Dardanëve” për ndeshjen që nis nga ora 20:45 dhe i takon Grupit C2 të Ligës së Kombeve.

Është ndeshja e fundit e “Dardanëve” për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Rumania është e para në grup me 12 pikë dhe Kosova e dyta me nëntë pikë. Nuk është regjistruar rezultati i ndeshjes së ndërprerë.