Futboll

Formacionet zyrtare Shqipëri-Kosovë

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen miqësore Shqipëri-Kosovë

Shqipëria dhe Kosova do të përballen nga ora 16:00 në Elbasan, në ndeshjen vëllazërore.

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja ka bërë shumë ndërrime, duke i dhënë hapësirë lojtarëve të rinj.

Për sa i përket “Dardanëve”, ata do të drejtohen nga zv.trajneri Muharrem Sahiti, për shkak se Bernard Challandes rezultoi ditën e sotme pozitiv me koronavirus. Te Kosova do të debuton në mbrojtje Fazliji, shkruan albinfo.ch.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Berisha, Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari, Laçi, Selhai, Ramadani, Uzuni, Seferi, Balaj.

KOSOVA: Muriq, Hadërgjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Kastrati, Shala, Kryeziu, B. Berisha, Celina, Muriqi.