Futboll

Formacionet zyrtare Shqipëri-Islandë, Reja me 6 ndryshime

Edy Reja ka vendosur të bëjë gjashtë zëvendësime për ndeshjen kundër Islandës

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri-Islandë, që fillon nga ora 20:45 në Elbasan, shkruan albinfo.ch.

Në stol është ulur Mavraj, Roshi, Abrashi, Ramadani, Uzuni dhe Balaj. Mavraj i lë vendin Dermakut në qendër të mbrojtjes.

Trajneri Edy Reja ka vendosur që në linjën e majtë të rikthejë titullar Ermir Lenjanin, futbollisti që po kalon formë të shkëlqyer në Zvicër.

Në mesfushë, trajneri duket se ka vendosur të konfirmojë titullar vetëm Keidi Baren, për të cilin shprehu elozhe edhe pas Francës.

Në sulm, është preferuar autori i golit të nderit Sokol Cikalleshi dhe sulmuesi që vjen me dy gola radhazi me kuqezinjtë. Përkrah tij, do të jetë Manaj, duke marrë në konsideratë edhe energjitë që shpenzuan dyshja Balaj-Uzuni në udhëtim te Franca.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ismajli, Dermaku, Lenjani, Hysaj, Bare, Memushaj, Gjasula, Manaj, Cikalleshi.

ISLANDA: Halldorson, Harmanson, R.Sigurdson, Arnason, Skulason, Sigurjonson, Bjarnason, Hallfredson, Gunarson, G.Sigurdson, Bodvarson.