Futboll

Formacionet zyrtare Arsenal-Chelsea, Xhaka titullar

Në orën 21:00, në Baku të Azerbaixhanit, fillon finalja e Europa League, Chelsea-Arsenal, një derbi londinez, që pritet të dhurojë spektakël dhe emocione të mëdha.

Tashmë janë bërë zyrtare edhe formacionet e të dyja skuadrave, me Sarrin e Chelsea-t që do të hedhë në fushë një formacion sulmues e rreshtimin 4-3-3, ndërsa Unai Emery kundërpërgjigjet me një 4-4-2.

Bluve të Londrës u mungojnë në këtë sfidë finale Rudiger, Loftus-Cheek dhe Hudson-Odoi, ndërsa “topçinjve” Bellerin, Welbeck, Ramsey dhe Mkhitaryan. Futbollisti armen nuk ka udhëtuar me skuadrën për arsye sigurie, transmeton Supersport.