Futboll
Formacionet e mundshme Spanjë-Angli
Trajnerët Luis De la Fuente dhe Gareth Southgate nuk kanë shumë dilema në lidhje me titullarët e duelit të zjarrtë

Spanja dhe Anglia janë gati për finalen e madhe të Euro 2024. Ndeshja zhvillohet sonte në mbrëmje (21:00) në “Olympiastadion” të Berlinit.
Iberikët synojnë të dërgojnë trofeun për herë të katërt në Madrid, diçka që do e kthente skuadrën La Roja në më të suksesshmen në kontinentin e vjetër.
Historinë dhe lavdinë kërkojnë edhe ishullorët në tokën gjermane. Anglia nuk ka fituar kurrë një Europian më parë.
Trajnerët Luis De la Fuente dhe Gareth Southgate nuk kanë shumë dilema në lidhje me titullarët e duelit të zjarrtë, transmeton albinfo.ch.
Finalja e Evropianit Gjermani 2024 do të gjykohet nga francezi Francois Letexier.
FORMACIONET E MUNDSHME
SPANJA (4-2-3-1): Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Ruiz, Rodri; Yamal, Olmo, Williams; Morata.
ANGLIA (3-4-2-1): Pickford; Walker, Stones, Guehi; Saka, Mainoo, Rice, Trippier; Foden, Bellingham; Kane.
E-Diaspora
-
Sulm me armë në Nju-Jork: Pesë të vdekur, mes tyre edhe sulmuesi Raportohet se katër persona, ndër ta një polic, kanë humbur jetën pasi një sulmues i armatosur...
-
Livia Sadikaj shpallet studentja më e mirë e vitit në ACT College Thessaloniki
-
Në kryeqytetin e Kosovës jehoi zëri i dy operistëve shqiptarë me famë botërore
-
Rritet puna në bizneset kosovare falë diasporës
-
Nga refugjat politik – Kryetar i Këshillit Bashkiak të Lozanës: Historia frymëzuese e Musa Kamenicës
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e ulëta të Uber ndezin zemërimin e taksistëve në Ticino Ka kaluar një vit që nga ardhja e shërbimit të transportit privat Uber në kantonin jugor...
-
Autostradat, në qendër të strategjisë diellore të Konfederatës
-
Pasagjerët e avionit shpëtohen gjallë pas uljes emergjente në Liqenin e Lucernit
-
Sekuestrohet kokainë dhe armë zjarri: Arrestohet një shqiptar dhe një italian
-
Pse shumë zviceranë zgjedhin të emigrojnë në pleqëri?