Futboll

Formacionet Angli-Kosovë, Challandes me disa ndryshime

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes, Anglia-Kosova

Pak minuta më parë janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Angli-Kosovë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020, shkruan albinfo.ch.

Trajneri zviceran Bernard Challandes ka bërë disa ndryshime për këtë ndeshje, për dallim nga fitorja me Çekinë.

Formacioni i Kosovës: Muriq, Hadërgjonaj, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Voca, Halimi, V. Berisha, Celina, Muslija, Muriqi.

Kujtojmë se ndeshja nis nga ora 20:45.