Kosova

Forcohet pasaporta e Shqipërisë, ajo e Kosovës në fund të ranglistës

Shqipëria u ka kaluar disa vendeve shumë më të pasura dhe të zhvilluara për sa i përket fuqisë së pasaportës së saj.

Indeksi i pasaportave Henley ndërton një renditje origjinale të autoritetit të secilës prej 199 pasaportave të ndryshme të botës, sipas numrit të destinacioneve në të cilat zotëruesit e tyre mund të kenë akses pa një vizë.

Indeksi bazohet në të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) – databaza më e madhe, më e saktë e informacionit të udhëtimit.

Në sa shtete mund të udhëtohet me një pasaportë shqiptare?

Për sa i përket renditjes, Shqipëria këtë vit është në vendin e 51-të, pasi me anë të pasaportës tonë mund të shkohet në 115 vende.

Kështu, pasaporta shqiptare ua kalon vendeve si Turqia, Katari, Emiratet Arabe, Kinës, Bjellorusisë, Armenisë e shumë vendeve të tjera.

Kosova, për fat të keq, renditet diku në fund të listës në vendin e 101-të me akses në vetëm 41 shtete.
Në vend të fundit ishte Afganistani me vetëm 27 shtete të aksesushme nga zotëruesit e një pasaporte afgane, ndërsa në vendet e para ishin Japonia me 193 vende, e pasuar nga Singapori, Koreja e Jugut, Gjermania, Spanja, Finlanda dhe Italia.