Kosova
Forca policore të Eulex-it rrethojnë shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi
Gjykata Speciale konfirmon operacionet në Prishtinë, Policia e Kosovës dhe EULEX-i në shtëpinë e Jakup Krasniqit
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, forca të shumta policore nga njësia e EULEX-it kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
Në njoftim thuhet se informacione më të detajuara do të jepen më vonë.
Ndryshe, forcat e shumta policore nga njësia e EULEX-it në mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë.
Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku mbajti poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.
Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, ministër dhe të tjera. Ai ishte ministër i Ministrisë së Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës, e më pas mori postin e të parit të Kuvendit të Kosovës.
Aktualisht Krasniqi është kryetar i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor