Kuriozitete
“Football Manager 2018” përfshin futbollistë homoseksualë
“Football Manager 2018” do të përfshijë një veçori ku ka edhe lojtarë homoseksualë.
Miles Jacobson, drejtor i “Sports Interactive” shpjegoi se gjeni i ri i lojtarëve do të jetë risi e video-lojës së famshme.
Jo të gjithë lojtarët do të mund të jenë homoseksualë në këtë lojë, por nëse një yll i ekipit të cilin përdoruesi i lojës e menaxhon del dhe pranon se është gay, njoftimi do t’i bëhet në inboxin e menaxherit.
“Arsyeja përse vendosëm të bëjmë kështu është sepse ka lojtarë që janë homoseksualë”, ka thënë më tej Jacobson, transmeton Albinfo.ch.
Jo shumë futbollistë kanë deklaruar se janë homoseksualë. Ndër më të njohurit mbeten ish-ylli i Aston Villas dhe Stuttgartit, Thomas Hitzlsperger dhe ish-ylli i Leeds United, Robbie Rogers, që pranuan se janë homoseksualë vetëm pas pensionimit nga futbolli.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










