Integrimi

Shqipëria dhe Kosova, bashkë në “Food Festival”

Festivali i ushqimeve „Food Festival" në Opfikon-Glattbgrugg të Cyrihut ka mbledhur së bashku qytetarë të nacionaliteteve nga e tërë bota në një festival me ushqime të këndshme dhe plot larmi shijesh

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • Milaim Bediji

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

Për herë të katërt me radhë në Opfikon-Glattbgrugg të Cyrihut në mesin e ushqimeve tradicionale të 30-të vendeve janë prezantuar sërish të shtunën kultura dhe specialitetet e kuzhinës tradicionale shqiptare.

Shoqata kulturore shqiptare „Glatt-Alb” në këtë festival ushqimesh, që e organizon kryetari i qytetit Opfikon-Glattbgrugg të Cyrihut, për herë të parë këtë vit sjellin bashkë kulturat dhe specialitetet e kuzhinës tradiconale nga Kosova dhe Shqipëria.

Këtë herë stenda ku ofroheshin specialitete shqiptare ishte e stolisur me flamuj të Shqipërisë dhe Kosovës.

Krahas tavolinës me ushqime tradicionale shqiptare vazhdimisht prezantoheshin videoklipe nga vendet më të bukura që ka Shqipëria dhe Kosova.

Standi i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë mbante emrin„Sofra shqiptare”.

Ibrahim Zahiri nga shoqata „Glatt-Alb” tha se po vazhdojmë traditën për të treguar kulturën tonë në Zvicër, ngase në këtë mënyrë edhe po tregojmë se jemi të integruar, por edhe interesin për të qenë afër aktiviteteve që organizohen nga institucionet zvicerane.

„Përmes këtyre videove po bëjmë përpjekje t’u tregojmë vizitorëve se Kosova dhe Shqipëria ka vende të bukura krahas kuzhinës së begatshme”, tha Zahiri.

Ndërsa „sofra e tyre shqiptare” e ofruar në Opfikon-Glattbgrugg të Cyrihut përmban të gjitha specialitetet tradicionale nga të gjitha viset shqiptare: Tavë nga Elbasani, pite nga ana e Karadakut të Kosovës, mantia, speca të mbushur etj.

Ardijan Hajdin me plis të baradhë po ndjehet i privilegjuar që i është dhënë rasti nga „Glatt-Alb” t’u tregojë zviceranëve për bukuritë e vendit të tij të origjinës.

„Me këtë ne po sjellim një imazh pozitiv të shqiptarëve në Zvicër që nuk janë edhe pak”, tha Ardijani, student në ZHAW të Winterthurit.

Por shqiptarët në këtë festival ushqimesh nuk kanë prezantuar vetëm kuzhinën shqiptare.

Milaim Bediji kishte zënë vend me një stand të kuzhinës italiane.

Ai thotë se po e shfrytëzon festivalin të prezantojë specialitet  e kuzhinës mediterane, të cilën e ofron në restoranin e tij që e menaxhon po në të njëjtën lagje të Cyrihut.

Shoqata kulturore shqiptare „Glatt-Alb” është themeluar para 5 vjetësh, ndërsa synon organizimin e komunitetit shqiptar në Glattbrugg.

Përveç pjesëmarrjes në „Food Festival”, janë edhe disa aktivitete të tjera që i ka realizuar deri tani shoqata kulturore shqiptare “Glatt-Alb” në Opfikon-Glatbgrugg të Cyrihut