Zhvillim
Fondi Shqiptaro-Amerikan, 110 milionë dollarë investime
I formuar në vitin 1998 me nismën e ish-presidentit Bill Clinton, Fondi shqiptaro-amerikan, ndikoi drejtpërdrejt në ngritjen e GDP-së shqiptare në 1.2 miliard dollarë
Brenda 15 viteve të funksionimit, Fondi Shqiptaro-Amerikan i sipërmarrjeve ka ndihmuar forcimin e 44 bizneseve shqiptare, ndërsa drejtpërdrejt ka investuar në 77 projekte të ndryshme me një shumë mbi 111 milionë dollarësh. Me ndihmën e këtij fondi u hapën mbi 5 mijë vende pune në Shqipëri.
Kështu u tha në një ceremoni organizuar në Tiranë me rastin e 15 vjetorit të Fondi Shqiptaro-Amerikan. I formuar në vitin 1998 me nismën e ish-presidentit Bill Clinton, ky fond ndikoi drejtpërdrejt në ngritjen e GDP-së shqiptare në 1.2 miliard dollarë.
Drejtuesi i Fondit Shqiptaro-Amerikan, Michaell Granoff, tha se gjithmonë ka pasur mbështetjen e qeverive shqiptare për projektet e ndryshme, ku është përfshirë si në sektorin bankar, apo në atë të sigurimeve, transmeton VOA.
Në projektet ku merr pjesë, tha zoti Granof, fondi ka siguruar një transparencë maksimale dhe standardet më të mira të drejtimin e kompanive, duke i ngritur ato në një nivel të ri.
Në ceremoninë e përvjetorit të Fondit ishte i pranishëm edhe presidenti Bujar Nishani, i cili i falënderoi për ndihmën që kanë dhënë për rimëkëmbjen e Shqipërisë. Ai tha se mbështetja e firmave shqiptarët në një vend të sapodalë nga diktature, ka qenë shumë e vështirë, sidomos kur pronat private kanë qenë një tabu.
Ndërsa kryeministri Edi Rama theksoi se Fondi është një partner i pandarë në zhvillimin e Shqipërisë dhe në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.
“Unë dëshiroj që të shpreh vullnetin e qeverisë sonë për t’iu bashkuar rrugëtimit të këtij Fondacioni dhe për të sjellë në jetë shumë projekte të tjerë, ku ne dëshirojmë të bëhemi pjesë, për të promovuar cilësinë dhe përmes cilësisë një transformim rrënjësor, në radhë të parë të raporteve mes qytetarëve dhe mjedisit ku ata jetojnë në komunitetin e tyre”, tha ai.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?