Lajme
Fondi Monetar: Agresioni në Ukrainë do të ketë ndikim të rëndë në ekonominë botërore
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka thënë se pret të miratojë kërkesën e Ukrainës për 1.4 miliard dollarë financim urgjent, pasi paralajmëroi se lufta do të ketë një “ndikim të rëndë” në ekonominë botërore.
Huadhënësi botëror me anë të një deklarate tha se lufta në Ukrainë tashmë po rrit çmimet e energjisë dhe grurit në mes të një krize në rritje të refugjatëve dhe sanksioneve të paprecedentë ndaj Rusisë.
“Derisa situata mbetet shumë rrjedhëse dhe perspektiva është subjekt i pasigurisë, pasojat ekonomike janë tashmë shumë serioze. Lufta e vazhdueshme dhe sanksionet e lidhura me to do të kenë gjithashtu një ndikim të rëndë në ekonominë botërore”, tha FMN, duke paralajmëruar se kriza po ndikonte në inflacion dhe aktivitetin ekonomik kur presionet ishin tashmë të larta.
FMN ka shtuar se goditjet e çmimeve do të ndjeheshin në gjithë botën dhe se autoritetet duhet të ofrojnë mbështetje financiare për familjet e varfra dhe se dëmi ekonomik do të rritet nëse lufta vazhdon të përshkallëzohet.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik