Shkurt.ch

Fondi i invaliditetit “po shërohet” ngadalë

Ishte planifikuar që 40 për qind të pensionistëve të invaliditetit tu ndërpriten pensionet, ndërsa është arritur vetëm 14 për qind

Arka e pensioneve të invaliditetit po sanohet më shpejtë se sa është menduar. Kështu ka thënë ministri i punëve sociale Didier Burkhalter. Kështu, vitin e kaluar janë ndarë përgjysmë më pak pensione invaliditeti se në vitin 2003. Po ashtu, gjithnjë më shumë invalidë po integrohen në tregun e punës.

Megjithatë Qeveria Federale synon të vazhdojë kursin e kursimeve, ndonëse më pak se sa ishte planifikuar fillimisht. Kështu ishte planifikuar që 40 për qind të pensionistëve të invaliditetit tu ndërpriten pensionet, ndërsa është arritur që të ndërpriten vetëm 14 për qind.

Në këtë mënyrë mendohet të arrihet që në vitin 2018 sigurimi i invaliditetit sërish të kthehet në gjendje normale.