Lajme

Fondacioni “Vjosa” përkrahet nga Organizata Botërore e Shëndetit, si dhe ajo e Autizmit

Arkitekti Lulzim Behxheti, i cili jeton dhe vepron prej më shumë se 30 vjetëve në Helsinki të Finlandës ka krijuar Fondacionin “Vjosa” që synon do t’ua lehtësojë jetesën adoleshentëve autikë në Kosovë.

Ata synojnë t’i ndërtojnë 30 shtëpi për adoleshentët autikë të Kosovës.

Projekti i Fondacionit Vjosa tashmë ka marrë mbështetje edhe nga Bashkimi Evropian dhe se i njëjti projekt do të prezantohet edhe në OKB, gjegjësisht UNICEF, përcjell albinfo.ch.

Këtë iniciativë së fundi e ka përkrahur edhe Organizata Botërore e Autizmit. Ajo e ka shpërndarë një artikull në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, e cila ka ardhur si formë përkrahje për këtë nismë.

Behxheti është shprehur i kënaqur me përkahjen e kësaj organizate duke potencuar se është një ngjarje që ka ndodhur për herë të parë.

Gjithashtu edhe Organizata Botërore e Shëndetit (WHO) është e interesuar të vendosë kampuset Vjosa në programin e tyre të zhvillimit.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=297865934927251&set=a.109440683769778&type=3&theater

https://www.facebook.com/WorldAutismOrganisation/posts/3045658892150027