Lajme
Fondacioni Nobel anulon vendimin për ta ftuar Rusinë, Bjellorusinë dhe Iranin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve
Fondacioni Nobel ka njoftuar se ka anuluar vendimin për ta ftuar Rusinë, Bjellorusinë dhe Iranin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të këtij viti në Stokholm të Suedisë.
Në njoftim thuhet se “ne u përgjigjemi reagimeve të forta në Suedi”.
Rusia dhe aleati i saj, Bjellorusia, nuk u ftuan vitin e kaluar pas pushtimit rus të Ukrainës, derisa Irani mbeti jashtë për shkak çështjeve të të drejtave të njeriut, përcjell albinfo.ch.
Ukraina e kishte kritikuar vendimin e këtij viti dhe e mirëpriti anulimin e vendimit të shtunës si “një fitore për humanizmin”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve mbahet në Stokholm më 10 dhjetor – në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit, njeriut që themeloi fondin.
Mbreti i Suedisë nderon laureatët në fusha, duke përfshirë mjekësinë, fizikën, letërsinë dhe ekonominë. Ceremonia e ndarjes së çmimit Nobel për Paqe mbahet në të njëjtën ditë në kryeqytetin norvegjez, Oslo.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?