Ekspozita

“Fokus Award” e fitoi Midhat Poturoviq me fotografinë Srebrenica

“Qasja ndaj dritës është ndër dallimet kryesore mes fotografisë së mirë dhe fotografisë së zakonshme. Këtu fillon beteja e çdo fotografi për ta “nënshtruar” dritën në favor të tij. Asnjë element tjetër në fotografi nuk është i fotografit përveç dritës...”, kanë thënë drejtuesit e këtij festivali.

Fotografi Midhat Poturoviq është shpërblyer me çmimin kryesor Fokus Award 2018 në edicionin e 9-të të Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë që është mbajtur në Fier të Shqipërisë. Në këtë festival ishin të ekspozuara 36 fotografitë e që secila kishte tema të veçanta të sugjeruara nga fotografët pjesëmarrës. Fokus Aëard, më tej është kthyer në një ritual të fotografisë shqiptare, duke qenë njëkohësisht shprehje e asaj çfarë është sot fotografia, me një qasje konkrete drejt saj. FokusAward këtë vit sugjeroi si temë “Një duel me dritën” e cila në të vërtetë kthehet në një duel me kohën, me kohën që jetojme, me kohën e lenë pas, me kohën që na pret…

“Qasja ndaj dritës është ndër dallimet kryesore mes fotografisë së mirë dhe fotografisë së zakonshme. Këtu fillon beteja e çdo fotografi për ta “nënshtruar” dritën në favor të tij. Asnjë element tjetër në fotografi nuk është i fotografit përveç dritës…”, kanë thënë drejtuesit e këtij festivali.

Ekspozita me fotografi do vazhdojë intenerarin e saj duke u shfaqur edhe në Kosovë dhe në Maqedoni.