Futboll

Foda pas fitores së parë me Kosovën: Duhet të përmirësohemi në shumë reparte

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me fitore ciklin e ndeshjeve të vitit 2024 dhe njëkohësisht, ndeshjeve nën drejtimin e përzgjedhësit të ri Franco Foda.

“Dardanët” fituan me rezultat minimal 0:1 në udhëtim ndaj Armenisë, në një ndeshje miqësore.

Foda tha se ndeshja ishte e mirë por që duhet përmirësuar në ndërtimin e lojës.

“Kemi krijuar shumë raste, në përgjithësi ka qenë mirë. Në ndërtimin e lojës duhet të përmirësohemi. Kundërshtari kishte shumë raste në kundërsulme”, tha ai pas ndeshjes.

“Në te gjitha repartet duhet të përmirësohemi. Problemi i vetëm ishte ne mesfushë, edhe në konkretizimin e rasteve duhet të punojmë sepse kishim shumë raste dhe nuk shënuam”, ka deklaruar Foda.

Kosova ndeshjen e ardhshme miqësore e luan ndaj Hungarisë.